Vuçiç pranoi për CNN se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes dyja vendeve, pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai.

Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n.

“Ne gjithmonë dëgjojmë dhe kemi dëgjuar gjithmonë kur partnerët tanë na kërkonin të de-përshkallëzonim një situatë dhe ne e bëmë këtë herë, megjithëse nuk kishte arsye për një shqetësim të madh, sepse nuk kishim nevojë për asnjë lloj lufte, asnjë një lloj përplasjeje me NATO-n”, shtoi ai.

Artikulli paraprakPARLAMENTI EVROPIAN PRITET TË MIRATOJË NJË REZOLUTË PËR RAPORTET KOSOVË-SERBI
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 02.10.2023