Edhe xhuxhët kanë hotelin e tyre.

Në Rumani po hapet një hotel shumë i veçantë, meritë e një çifti që të mërzitur nga rutina e qytetit, u transferuan në periferi të qendrës mesjetare Sibiu. Këtu Gabi dhe Razvan Vasile i lanë vend fantazisë, duke ndërtuar një resort të çuditshëm të frymëzuar nga xhuxhët, elfët dhe krijesat e tjera të pyllit. Hoteli me tematikë të veçantë ndodhet në Rumani një nga majat e tij (të larta ose të ulëta, në varësi të shijes tuaj). Për të realizuar ëndrrën e çiftit u kujdes Ileana Mavrodin, arkitekte e specializuar në projekte pa ndikim në mjedis. Godinat, të cilat janë ende kantier, do të ndërtohen të gjitha me materiale organike. Emri i kompleksit do të jetë ‘Castelul de Lut’, nga rumanishtja ‘Kështjella e argjilës’. Çatitë do të jenë prej kashte, dyert me forma të çrregullta dhe muret me materiale organike si kashtë, dru apo argjile. Gjithsej do të jenë 10 dhoma dhe një restorant me furrë druri dhe orendi të frymëzuara nga përrallat e vëllezërve Grimm.

Artikulli paraprakI SEMURI MENDOR HUMB JETEN
Artikulli tjetërTAKIM NË KËSHILLIN E QARKUT PËR RRUGËN E DUKAGJINIT