BURIME PRANË PROKURORISË BËJNË ME DIJE SE DEPUTETI NUK KA NDRYSHUAR DËSHMINË. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u paraqitën për tu ballafaquar Durim Bami dhe Tom Doshi në lidhje me dëshmitë që ata kanë dhënë më parë në Prokurori.

Ata u paraqiten ne prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 09:00.Tom Doshi u largua me makinë rreth orës 11:40, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se Tom Doshi nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij, nga dëshmitë që ka dhënë edhe më parë. Durim Bami  akuzohet  nga deputeti Tom Doshi se kishte marrë urdhër për të bërë një atentat ndaj tij dhe ndaj deputetit demokrat Mhill Fufi. Për Tom Doshin ky është ballafaqimi i dytë pas atij që ka bërë me deputetin Mark Frroku. Dëshminë e parë e Durim Bamit ka qenë në datën 3 mars një ditë pas shoqërimit të tij nga policia si person I përfshirë në këtë atentat. Ai ka rrëzuar pretendimet e Tom Doshit duke thënë se për regjistrimin e videos së publikuar ku ai tregonte për marrjen e porosisë dhe të dhënat e porositësit, ishte paguar nga deputeti Doshi që të sajonte gjithë historinë e  atentatit dhe të përfshinte në të edhe kreun e kuvendit Ilir Meta.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 21 QERSHORIT, NË VAU DEJËS PD PROPOZON KANDIDATIN
Artikulli tjetërKOMISIONET RAJONALE TË BALLKANIT TAKOHEN NË TIRANË