Dëshmia e punonjësit të portit Ardian Bega ka zbardhur detaje nga kapja e kontejnerëve të nisur me kokainë nga Ekuadori ku lënda narkotike ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut.

I arrestuari ka thënë se pas nxjerrjes së pakove nga porti ilegalisht, Gentian Malindi ishte dyshues dhe ka kontrolluar fortësinë e pakove dhe ambalazhin e tyre. Më pas teksa ecnin me makinë në Zonën e Plepave, Malindi ka hapur dy pako ku pasi ka gjetur oriz i ka hedhur në tokë dhe është arratisur.

Media ka zbardhur dëshminë e punonjësit të portit Ardian Began në lidhje me kokainën e bllokuar pas daljes nga porti i Durrësit më 19 shtator të këtij viti. Punonjësi i portit tashmë i arrestuar ka treguar para hetuesve se Gentian Malindi i kishte kërkuar ndihmë për të nxjerrë diçka nga kontejnerët që kishin mbërritur në Durrës nga Greqia.

Sipas Begës, Malindi i kishte premtuar atij 200 mijë lekë nëse habiste rojet e portit në kohën kur personi tjetër Altin Myslimhaka ka shkuar tek sheshi i kontejnerëve dhe ka nxjerrë prej andej pakot e para me lëndë narkotike.

I arrestuari ka dëshmuar se pas marrjes së pakove, Malindi ka nisur makinën dhe i ka kërkuar Myslihakës të prekte qeset me kokainë duke i thënë “shtypi pak dhe shiko nëse japin si boshllik”.

Altini i tha “po, ashtu më duket”, ndërsa Genti i kërkoi të nxirrte një nga pakot dhe kontrolloi paketimin.

Më pas i kërkoi të nxirrte dhe një tjetër dhe e pyet nëse ishin gjithsej 22. Në ato moment i pyeta duke u thënë “çfarë është kjo” por Genti i acaruar më kërkoi të pushoja dhe mori pakon e dytë të cilën pasi e shikoi tha “nuk është kjo mbështjellja, qenka lojë” duke na kërkuar që të mos flisnim pasi “kishte çip”.

I arrestuari tregon edhe momentin kur në pako kanë zbuluar oriz.
“Kur po lëviznim në zonën e Plepave, Genti kërkoi hapjen e pakove dhe pasi në dy prej tyre gjetën oriz, hodhën çantën nga makina. Gentian Malindi po ecte shumë shpejt, unë nuk di me detaje çfarë ndodhi më pas sepse isha I tronditur më kanë lënë diku dhe është larguar. Kam shkuar në shtëpi dhe dy orë më vonë kanë ardhur policiët që më kanë arrestuar. ”

Më 19 shtator 2019 në portin e Durrësit u kapën 4 kontejnerë të nisur nga Ekuadori ku ishte fshehur 137 kilogramë kokainë. Autoritetet amerikane dhe policia greke zbuluan ngarksën në portin e Pireut dhe para mbërritjes së saj në Shqipëri zëvendësuan kokainën duke mbushur pakot me oriz.

Pas tërheqjes së disa pakove nga porti i Durrësit policia ka shpallur në kërkim Gentian Malindin ndërsa ka arestuar punonjësin e portit Ardian Bega dhe Altin Myslihhakën.

Artikulli paraprakDËNOHET PËR SHPIFJE JORIDA TABAKU, U PADIT NGA RAMA
Artikulli tjetërGÉRARD DEPARDIEU NË GJIROKASTËR PER XHIRIMIN E NJË FILMI