Shkolla 9 vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” është një nga shkollat ku po ndërhyhet nga Bashkia Shkodër për systemin dhe ndërtimin e terreneve sportive në kuadër të projektit të fituar nga Ministria e Arsimit. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë ku është shprehur se kjo shkollë do të jetë një model sa i takon ndërhyrjes duke larguar edhe mendësinë e vjetër që shoqëron objektet arsimore të rrethuara në hekura.

Ky terren është një nga 5 objektet ku ka ndërhyrë Bashkia në shkollat e Shkodrës, ndërkohë që përvec sistemimit të terrenit sportiv falë këtij investimi do të ketë edhe një rikonstruksion edhe të fasadës së shkollës dhe të gjithë territorit përreth duke krijuar kushte sa më komode dhe në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON BONUSIN E PRANVERËS 50 – 10 MIJË LEKË PËR PENSIONISTËT
Artikulli tjetërVLLAZNIA-TIRANA, BRDARIÇ: TË URITUR PËR FITORE