Ka dështuar për herë të dytë hapja e procesit gjyqësor për Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn, të arrestuar për 613 kilogramët kokainë në Maminas.
Shkak për dështimin e seancës është bërë prokura jo origjinale e avokatit të Arbër Çekajt, i cili ndodhet në Gjermani.
Kokaina prej 613 kilogramësh, më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri, u zbulua në Portin e Durrësit. Droga me vlerë tregu 180 milionë euro e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun evropian.
Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.