Policia ka vënë në pranga në kohë rekord autorin që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Durrës, te stacioni i trenit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se autori është shtetasi Kreshnik M., 20 vjeç, me origjinë nga Rrësheni, e banues në ish-Kënetë në Durrës.

Ai ka hyrë në ambientet e bankës me një thikë në dorë, dhe nën kërcënimin e saj, ka tentuar të marrë xhiron ditore duke terrorizuar punonjësen e arkës.

Punonjësit e bankës kanë lajmëruar policinë, e cila në kohë rekord bëri të mundur arrestimin e autorit 20-vjeçar.Ai akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.

Artikulli paraprakVENDOSIN TRA NË SURREL,DERGOHEN NE POLICI KRERET E FRPD-SE DHE LRI-SE
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME TRE TË VDEKUR, EKSPERTIZA:PERGJUMJE DHE SHPEJTESI E MADHE