Shkëlzen Berisha është dëshmitari i radhës në komisionin hetimor për CEZ që drejtohet nga deputeti i PS Taulant Balla.

Që në nisje të seancës, Shkëlzen Berisha i është drejtuar Ballës se nuk mund të betohet për dëshminë e tij përpara Taulant Ballës për shkak se kanë konflikt të hapur interesi. Në bazë të një vendimi gjykate, rezulton se Taulant Balla është dënuar me gjobë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Taulant Balla: Gjeneralitetet dhe betimin. Shkëlzen Berisha: Gjeneralitetet i ke tek vendimi i gjykatës tek padia ime ku ti je i dënuar për shpifje. Ke konflikt të hapur interesi. Çohu prej aty. Arben Ristani: Ajo pjesë e komisionit që është e interesuar për dëshminë duhet të marrë masat që ajo dëshmi të merret. Neve nuk na intereson, ju intereson juve që e keni kërkuar dëshminë. Meqë ju e doni dëshminë krijoni mundësitë që ajo të merret. Zotëria ka një problem personal me kryetarin. Ju ka paditur për shpifje në Gjykatë. Krijoni mundësinë që dëshmia të merret. Ajo që propozoj është konkrete, thjesht nuk e drejtoni ju komisionin, e drejton një tjetër. Ju jeni dënuar për shpifje. Balla: Për të mundësuar marrjen e dëshmisë, do tju kërkoja mediave të largohen.

Artikulli paraprakLËSHOHEN 13 URDHËR-ARRESTE PER ATA QË ‘MBYTËN’ ITALINË ME DROGË,MES TYRE EDHE SHQIPTARE
Artikulli tjetërI DËNUARI KËRCËNON ME TELEFON 43-VJEÇAREN: MË KENI FUTUR KOT NË BURG