Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, ka përshëndetur vendimin e 6 klubeve angleze për t’u larguar nga iniciativa e nxitur e klubeve europiane për krijimin e Super Ligës.
Tërheqja e tyre për që ky projekt të dështoi pa lindur ende, ndërsa Duka shprehet se ky vendim i skuadrave angleze solli sërish bashkimin dhe unitetin e futbollit duke mbrojtur vlerat e vërteta të saj.
” “Super” Game over!!! Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e te ashtuquajturës Super Lige dështoi. Përshëndes fort rikthimin ne sensin e arsyes te klubeve angleze, te cilat morën vendimin për t’u tërhequr nga kjo aventure dhe për tu ribashkuar me familjen tone, UEFA-n, një reflektim i menjëhershëm për te mos vijuar me rrugëtimin pa krye.
Falenderime për te gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë.
Falenderime të veçanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatëse, Ligat Profesioniste, lojtaret, median dhe veçanërisht tifozët pasionante anembanë botes për një mbështetje te pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit te treguar.
Jam i bindur se, si ne çdo moment te vështirë qe kemi hasur, edhe nga kjo sfide futbolli doli edhe me i forte! Se bashku jemi me te forte!