Mungesa e koorumit të këshilltarave, ka sjellë dështimin e mbledhjes së radhës së këshillit të Bashkisë së Shkodrës.

Vetem 16 këshilltarë kanë marrë pjesë në këtë mbledhje e cila mund të cilësohet si dështimi i shërbimit dhe detyrimit të këshilltarëve të bashkisë së Shkodrës ndaj qytetarëve. Në lidhje me këtë dështim të kësaj mbledhje të radhës së këshillit ka reaguar edhe kryetari i Keshillit Xhemal Bushati, i cili i ka rikujtuar këshilltarëve edhe detyrimin ligjore.

Këshilli i Bashkisë së Shkodrës kishte në rendin e ditës një sërë pikash të rëndësishme, nderkohe qe dështimi i kësaj mbledhje, do të rëndojë mbi xhepat e shkodraneve, ndaj shtresave ne nevoje te cilet presin ndihmen ekonomike dhe atë të paaftësisë.

Artikulli paraprakZYRAT ME NJË NDALESË, NË 4 MUAJ 6000 KËRKESA
Artikulli tjetërPASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË SHKODËR