Ka deshtuar mbledhja e rradhes se Keshillit Bashkiak te Shkodres. Ndonese eshte pritur thuajse nje ore nuk eshte plotesuar korumi i nevojshem i keshilltareve per te nisur mbledhjen .
Kjo situate absurde ka sjelle nervozizmin e keshilltareve te cilet kerkuan penalizime per keshilltaret e papergjegjeshem. Kryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Bushati tha se penalizimi per mospjesmarrje nuk parashikohet ne rregulloren e Keshillit Bashkiak Shkoder por duke nisur nga situate mund te miratohet nje klauzole e tille.
Ndersa i kujtoi keshilltareve se kane me shume detyrime se te drejta karshi qytetareve . Mbledhja eshte spostuar ne oret e vona te pasdites te se henes, ndersa fillimisht deshtoi nje mbledhje e rendesishme pasi do miratohej ndihma ekonomike per mujin korrik dhe program buxhetor 2018-2020. Kjo nuk eshte hera e pare qe Keshilli Bashkiak Shkoder shtyn mbledhjet e rradhes per shkak te mospjesmarrjes se keshilltareve .