Asambleja e Vllaznia sh.a e thirrur për një mbledhje në 5 mars dështoi që të realizohet. Antarët e asamblesë që njëkohësh janë edhe antarët e këshillit bashkiak, një pjesë e tyre nuk erdhën në mbledhjen e orës 11:00 duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur për ta nisur. Në fakt edhe pse është një këshill ende i ri, metodat vazhdojnë që të jenë të vjetra. Dështimi i këtyre mbledhjeve të rëndësishme siç ka ndodhur edhe me këshillat e mëparshëm tregon të njëjtën papërgjegjshmëri.

Kjo është një sjellje e papranueshme e atyre anëtarëve të këshillit që zgjodhën të mos vijnë në mbledhjen e asamblesë të Vllaznia sh.a. Ndoshta shumë prej tyre mund të mos jenë dakord dhe mbase nuk duan që të miratojnë buxhetin e kuqebluve këtë mund ta tregojnë duke dhënë votën e tyre kundër. Mungesa në një mbledhje asambleje e anëtarëve të saj është totalisht e papranueshme dhe mund të thuhet edhe e turpshme.

Vllaznia është një aset i rëndësishëm i qytetit e cila ka një sërë problematikash mbi supe dhe të vetmit që mund të japin një rrugëzgjidhje janë anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës. Edhe pse klubi Vllaznia sh.a ka rreth 1.3 miliard lekë borxhe në tatime, edhe pse skuadra përpëlitet prej vitesh në vendet e fundit, edhe pse miratohen para por prej kohësh tashmë nuk ka një bord drejtues dhe askush nuk shqetësohet këtij grumbulli problemesh të pazgjidhura i shtohet edhe mungesa ose mosprania e antarëve të asamblesë në mbledhjet e parashikuara duke bërë që të dështojë.

Ndryshe nga mbledhjet e këshillit bashkiak këto të asamblesë zhvillohen shumë më rrallë por pavarësisht kësaj sërish anëtarët, pjesa dërrmuese nuk gjetën kohën për të ardhur dhe për t’u përballur me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi si drejtuese e Vllaznisë apo edhe administratorin Suad Lici të cilit shpesh herë i kanë kërkuar sqarime dhe kur vjen momenti

nuk vijnë duke dështuar mbledhjen e asamblesë e cila kishte parashikuar miratimin e buxhetit prej afro 200 milion lekësh të vjetër. Kjo mbledhje u shty në datën 10 mars dhe bashkë me mbledhjen e asamblesë do zhvillohet edhe mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHA: SA MË PARË SHPORRJA E QEVERISË KRIMINALE
Artikulli tjetërSHKODËR, SEMINAR PËR MENAXHIMIN E PARKIMEVE