Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej për shkak se nuk u arrit kourumi i duhur prej 26 këshilltatësh minimumi. Këshilltarët e opozitës “Bashkë Fitojmë” kishin kërkuar më parë një interpelancë me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci por kjo kërkesë e tyre nuk është marrë parasysh duke sjellë debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Në këtë mënyrë opozita braktisi mbledhjen ndërsa të majtët nuk arritën të bëjnë 26 anëtarë për shkak të disa mungesave në radhët e mazhorancës e cila edhe pse i ka numrat nuk e plotësoi e vetme kourumin. Pas mbledhjes këshilltarja Irena Shestani tregoi arsyet e braktisjes së mbledhjes.
Ndërkohë mbledhjen e braktisën edhe këshilltarët e PSD për shkak të disa pakënaqësive.
Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës që nuk u zhvillua do të shtyhet për një datë tjetër. Kjo është hera e parë që këshilltarët e opozitës dhe të PSD braktisin mbledhjen si dhe hera e parë që një mbledhje e këtij këshilli bashkiak dështoi.
https://youtu.be/JtWtKuGYdvw