Deputetët e maxhorancës e kanë cilësuar të dështuar moratoriumin e gjuetisë.Gjatë diskutimit të projektligjit për faunën e egër në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, deputetët kërkuan që ky afat të rishikohet pasi nuk ka funksionuar.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit edhe pse pranoi që ekziston gjuetia e paligjshme, theksoi se është reduktuar ndjeshëm.

Moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri duket se nuk ka dhënë efektet e parashikuara.
Gjatë diskutimit të projektligjit për faunën e egër në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, deputetët e maxhorancës kërkuan që të rishikohet ky vendim pasi deri më tani nuk ka dhënë rezultate.

Ardit Konomi: Sot jemi në kushtet kur gjuhet, gjujtja vazhdon. Organet tona ligjzbatuese ndoshta janë në pamundësi për ta monitoruar të gjithë territorin sepse është territor i gjerë, shtrihet në zona shumë të vështira për tu aksesuar dhe monitoruar

.Origjina e gjuetarëve të paligjshëm vjen prapë nga zona që janë të vështira për tu kontrolluar. Kështu që vlen që ne ti qëndrojmë këtij moratoriumi deri në fund, deri në 2021, apo është momenti tani për të hedhur një hap tjetër?

Por pëfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit deklaroi se ka pasur një reduktim të ndjeshëm të gjuetisë, ndërsa nuk janë lejuar të futen në vend gjuetarë të huaj.

Elvana Ramaj: Nuk po themi që është zero gjuetia e paligjshme këto vite por ama gjuetarë të huaj që të futen në Shqipëri me procedurat që kryheshin nëpërmjet bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit me Ministrinë e Brendshme, nuk ka asnjë autorizim.Kjo praktikisht është e pamundur.

Moratoriumi i gjuetisë ka një afat 5 vjeçar dhe përfundon në 2021, ndërsa ka si qëllim mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër.

Artikulli paraprakBËRI PRONARIN E LOKALIT TË HIDHEJ ME MOTOR NË DET, SALVINI: BALOTELLI DUHET TË ARRESTOHET
Artikulli tjetërVAKANCAT NË GJYKATËN E LARTË, KLGJ HAP GARËN PËR 4 VENDET BOSH QË DUHET TË JENË JURISTË