Plani i presidentit amerikan Obama per te shtyre dëbimin e miliona emigranteve te paligjshëm nga vendi dështoi, pasi Gjykata e Larte e bllokoi atë.

Anëtaret ishin te ndare ne vota 4 me 4, c’ka la ne fuqi vendimin e Gjykatës se Shkalles se Pare qe kishte hedhur poshtë urdhrin ekzekutiv te Obames per nje politike te re emigracioni. Ndërsa e vlerësoi vendimin dëshpërues, Obama tha se nuk do te kete përpjekje per te larguar emigrantet qe zbatojnë ligjin. Kandidatja demokrate per presidente, Hillary Clinton, deklaroi se vendimi ishte i papranueshëm dhe se SHBA duhet te zbusin friken e emigranteve pa dokumente se mund te dëbohen nga vendi, por kreu i dhomës se përfaqësuesve, Pol Rajen, deklaroi se ligjet duhet te miratohen vetem nga kongresi.

Artikulli paraprakDATA PËR LANÇIMIN E IPHONE 7 PO AFROHET, JA SA DO TË KUSHTOJË
Artikulli tjetërSEZONI I VERËS, UJËSJELLËSI MERR MASAT PËR FURNIZIMIN ME UJË TË PIJSHËM