Shpresat e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit me Greqinë morën një goditje të fortë nga dështimi i referendumit të së dielës në Maqedoni.
Pjesëmarrja u fiksua ne 36.79 për qind e votuesve, pa arritur dot kështu pragun e nevojshëm të 50% që nisma të konsiderohej një sukses.Të tillë atë nuk e bën dot as fakti nga personat të cilët dolën në votime të dielën, shumica dërrmuese 91.37 për qind ishte ne favor te ndryshimit të emrit.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi edhe një herë se marrëveshje më të mirë se ajo e arritur qershorin e këtij viti në Prespë, nuk mund të këtë.
Ai e bëri të qartë se nuk do ta japë dorëheqjen, edhe pse lideri opozitar Hristijan Mickovski ia kërkoi hapur një gjë të tillë. Shpresa e Zaevit tani është parlamenti.
Edhe pse referendumi dështoi, ligjvënësit maqedonas mund të japin një rrugëdalje nga kjo situatë.Referendumi praktikisht nuk ishte i detyrueshëm, thjesht “konsultativ”, e nëse përfaqësuesit e popullit në parlament japin ok-in e tyre, marrëveshja miratohet.
Problemi është se së fundi ujdinë e kanë votuar vetёm 69 nga120 deputetё, ndërkohë që numri i nevojshëm i votave pro është 80.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,
tha se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten për çdo rast të hapura për Maqedoninë, ndërsa Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përgëzoi ata “që morën pjesë në referendum,
për të cilët tha se me këtë votë të rëndësishme shprehen përkrahje te gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe ardhmërinë euroatlantike të vendit“.