Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet.
I pari ka qënë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi. Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi. “Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj.
Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo maxchorancë ka gati 90 vota në Parlament. Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që ti drejothemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demoratike dhe të ndershme dh epo kështu dhe procesi i integrimit europian dhe të jgihtë reformave të jetë i suksesshëm”, tha Meta.
Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë. “Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, tha Meta. Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.