Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja Kastriot Reçit, 47 vjeç ish-bashkëpronari i televizionit “Media Plus” në Lezhë.

Burime  bëjnë me dije se 47 vjeçari është qëlluar me snajper në zemër nga një distancë prej 150 metra, e ndërsa mësohet se Reçi ka qenë së bashku me të vëllanë. Reçi sapo kishte parkuar makinën dhe po hynin në lokal” Mirdita” në pronësi të tyre. I vëllai i 47-vjeçarit kishte hyrë vetëm disa minuta më parë në lokal.

Referuar të njëjtave burime mësohet se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të krimit.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 08.01.2020
Artikulli tjetërLEFTER MALIQI: O SOT O KURRË! UNË NË KRYE, NË NGRIHEMI TË RRËZOJMË RAMËN