Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 2 persona.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Mësohet se në ato momente 24-vjeçari ishte duke çuar në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij, 16 vjeçaren që po ashtu humbi jetën tragjikisht.
“Kanë qenë njerëzit në rrugë ata që kanë para aksidentin dhe kanë shkuar në vendngjarje por edhe pse mbërriti ambulanca ata ndërruan jetë në vend. Nisur nga dëmtimet dhe shenjat e lëna në rrugë mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nuk dyshohet se shkak për aksidentin është mungesa e sinjalistikës pasi ai ishte një person që e njihte mirë zonën. Ai po shkonte të çonte në shtëpi të fejuarën e vëllait”- u shpreh ajo gazetarja e News24.