Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mesnaten e të enjtes, 15 mars, në superstradën Lezhë-Laç, ku humbi jetën shtetasi Francez Alian Peron.

Nga veprimet hetimore të policisë në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se parakalimi i gabuar i automjetit tip “Benz”, që drejtohej nga 23-vjeçari Samuel Çela është bërë shkak për përplasjen e fortë që i mori jeten 65-vjeçarit, i cili po udhetonte i vetem përgjatë superstrades në drejtim të Lezhës.

I riu nga Fusha-Kuqja i cili u largua nga vendi i aksidentit u vu në pranga disa orë më vonë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë, në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë. Ndërkohë viktima e këtij aksidenti, 65-vjeçari Alian Peron kishte banesë në zonen turistike të Shëngjinit dhe jetonte prej 15 vitesh aty. Ai kishte mësuar gjuhën shqipe dhe ishte i apasionuar pas natyrës dhe bregdetit, ku pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke shëtitur nëpër zona të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

Artikulli paraprakSTUDIMI: ÇRREGULLIMET E SISTEMIT NERVOR, SHKAKU KRYESOR I SËMUNDJEVE NË BOTË
Artikulli tjetërHARROI” DAKUN DHE MUJËN? SYLIVNJO I PRERË NË KONFERENCË PËR SHTYP, FLET EDHE PËR MANAJ DHE BROJËN