Në autostradën Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe.

Në mjetin me drejtues shtetasin E.P., ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMETA RRËZON KËRKESËN E MINISTRISË SË ARSIMIT PËR SHKARKIMIN E REKTORIT KONI
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË NIGERI, VDESIN 58 PERSONA DHE PLAGOSEN DHJETËRA TË TJERË