Tirana është tronditur sot nga një atentat në një lokal në Don Bosko, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe 4 të plagosur. Ndërkohë të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë.

Raportohet se mes të plagosurve ëdhtë edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë. Dy personat e tjerë të plagosur janë Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur Edmond Crroj, 41 vjeç.

Sakaq, viktima rezulton të jetë pronar i një tabakinoje. Ai dhe gruaja e tij prisnin të bëheshin prindër me një vajzë.

Policia e Tiranës raportoi se në tavolinën ku ishin ulur viktima dhe të plagosurit ishin gjithsej pesë persona. Pasi kanë qëlluar, atentatorët, që mësohet se ishin tre persona të armatosur, janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz.

Artikulli paraprakDEL NGA SHTËPIA TË BLEJË QUMËSHT, KTHEHET ME NJË MILIONË DOLLAR!
Artikulli tjetërFIRMA E FAMSHME E MODËS ANULON SFILATAT NË MILANO DHE PARIS PËR SHKAK TË NUMRIT NË RRITJE TË COVID-19