Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pozharan të Vitisë, në Kosovë.

Sipas prokurorisë, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Vrasësi i dyshuar është emigrant që punon dhe jeton në Zvicër e në Kosovë ka ardhur për pushime.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rastin.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjeje. Për momentin nuk i dimë detajet se si kanë shkuar gjërat deri tek vrasjet. Unë jam në vendngjarje e nuk mund të vë re gjithçka.

Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në orën 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si ngjau gjithçka, nuk mund të dimë më shumë. Prokuroi i rastit është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për ekzaminim”, tha ai.

Artikulli paraprakSTUHI DHE RESHJE TË DENDURA SHIU/ UJI VËRSHON NË HOTELET DHE BIZNESET E VELIPOJËS, NË HIDROCENTRALIN E VAUT TË DEJËS PO SHKARKOHET UJI
Artikulli tjetërAROMË FESTASH – 31.12.2020 PJ.1