Mesohen detaje të reja për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar që tashmë është larguar nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS dhe ndodhet në rrugën e kthimit për në Itali.
Mësohet se gjithçka nisi pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryeministrin italian Giussepe Conte pak ditë më parë ku shefi i qeverisë shqiptare i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët.
Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me një grup të Forcave Speciale.
Sipas informacioneve, Lleshaj ndodhet ende në Siri dhe operacioni u bë në bashkëpunim më forcat italiane dhe ka zgjatur 5 ditë. Alvin Berisha po udhëton drejt Libanit dhe pritet të mbërrijë neser në Romë.