LEZHË
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ka ndodhur sot pasdite në Lezhë.
Mendohet se në ngjarje të përfshira janë dy grupe. Dy grupet e përfshira në konflikt dyshohet se janë banorë të fshatit Gjadër.
Raportohet se Odise Simoni kishte ndaluar tek një bar në aksin Lezhë-Shkodër.
Një automjet është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit. Autori që ka qëlluar drejt Odise Simonit është Daniel Rama.