Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 2-vjeçarit në Kurbin. Mësohet se flakët që kanë sjellë vdekjen e tij kanë rënë në një kasolle pranë banesës ku jetonte familja e tij 7-anëtarëshe.
Ata përdornin kasollen për të ruajtur kanaçet që mblidhnin pasi ishin mjaft të varfër, si dhe sobën e druve. Në momentin e rënies së flakëve fëmija 2-vjeçar nuk ka mundur të shpëtojë si pasojë e djegies dhe asfiksisë.
Flakët e zjarrit në një kasolle të vjetër në fshatin Sanxhak të Kurbinit i kanë marrë jetën një fëmije 2-vjeçar. Ai nuk ka mundur të dalë jashtë duke humbur jetën si pasojë e asfiksisë dhe djegieve që ka pësuar.
Fëmija është gjetur i vdekur nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje pas pas ngjarjes së rëndë. Familja 7-anëtarëshe ishte mjaft dhe e varfër dhe jetonte duke mbledhur kanaçe, ndërsa kasollja shërbente pikërisht si magazinë për grumbullimin e tyre.
Ata mbanin në kasolle edhe sobën me dru që solli edhe flakët që i morën jetën 2-vjeçarit.
Banorët e zonës që jetojnë pranë kasolles së pulave që u përfshi nga flakët në Kurbin kanë treguar edhe shkakun e rënies së zjarrit.
Unë jam komshiu dhe e kam njeri timin të zotin e shtëpisë. Kam ardhur më vonë dhe kam parë zjarrfikësen dhe pasi është fikur zjarri është gjetur kufoma i asfikusar dhe i djegur. Zjarri ka rënë nga tubat e sobës me dru. Fëmija ishte i vetëm. Nëna bashkë me vajzën e vogël ishin brenda. Jetojnë në kushte të vështira. Janë i vetë i nënti, punon vetëm i zoti i shtëpisë”, tregon i afërmi.
“Unë jam komshiu. Ai është pa punë, me shtëpi me qira. Mbledhnin hekura, kanaçe. Në magazinë kishin pula dhe lepura”, shprehet fqinji