Familjaret e 47 vjecarit Ardjan Kallami i vetevrarur mesditen e se henes ne fshatin Barbullush kane reaguar duke kerkuar hetim te plote te rrethanave te ngjarjes.
Sipas tyre diten e shtune policia kishte shoqeruar kete person si te dyshuar per vjedhjen e baneses se nje fqinji aty prane.
Familjaret kane pohuar se ai i kishte deklaruar familjareve me gojen e tij se aty ishte dhunar brutalisht dhe kjo konstatohet dhe nga shenjat ne trup.Sipas dajes dhe vellait te viktimes ai ka qene mjaft tronditur kur eshte lene I lire nga policia dhe me pas ka varur veten.
Ato akuzojne policine se ka ndikuar ne aktin e tij ekstrem pas dhunes fizike dhe psikologjike.