Qyteti i Kavajës tronditet sërish nga një vrasje me armë. Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 pronari i një lokali qëlloi për vdekje me një plumb pas koke klientin pas debatit.
Viktima është Marius Ismaili 26-vjeç, ndërsa autori është Xhevdet Lecini 60-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Kavajë në katin e parë të pallatit, ku banon Marsida Qatja, ku Lecini kishte lokalin .
Brenda apartamentit të 30-vjeçares Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, me 10 tetor ish i dashuri i saj 41-vjeçari Dritan Haxholli, i divorcuar dhe vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu i Durrësit, qëlloi me breshëri automatiku pasi e gjeti me tre meshkuj që kishin konsumuar alkool dhe drogë, Bledar Toçin, shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, dhe dy miq të saj. Toçi iu kundërpërgjigj me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend 41-vjeçarin që shantazhonte Qatjen pas ndarjes. Qatja, administratore e një agjencie udhëtimesh në Kavajë. Në apartamentin duplex ndodhej në gjumë edhe djali 2-vjeçar. Bashkëshorti, në burg në Gjermani.
Vrasja e ndodhur kete pasdite eshte bere ne te njejtin pallat .Viktima dhe autori kane qene te dehur te dy.
Fillimisht Lecini dhe Ismaili kanë debatuar me njwri tjetrin, ndërsa më pas pronari i lokalit ka shkuar në shtëpi ka marrë armën e gjahut që kishte me leje dhe në momentin që ka hyrë në lokal e ka qëlluar me një plumb pas koke të riun duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, autori nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar vetë në polici.