Policia italiane ka ekzekutuar mega operacionin e shkatërrimit të një grupi kriminal shqiptar i akuzuar për shfrytëzimin për prostitucion të vajzave nga Europa Lindore, mes të cilave dhe një e mitur.

Me urdhër të Prokurorisë së Komos është lëshuar urdhëri arresti për 21 shtetas shqiptarë e një shtetase rumune. Por disa nga shqiptarët e vënë nën arrest me burg janë shpallur në kërkim.

Ndërsa dy nga shqiptarët e kësaj bande kontrollonin aktivitetin e tyre nga burgu i Monzës dhe burgu Opera i Milanos ku ndodheshin të dënuar për vepra penale të kryera më parë.

Të arrestuarit janë të gjithë banorë në provincën e Brianzas dhe Komos dhe kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në gjithë territorin mes Milanos dhe Komos.

Në një dalje për mediat policia italiane ka zbardhur disa nga detajet e këtij operacioni.

Vrasja e Ilir Berishes:Hetimet kanë nisur pas vrasjes me një plumb në zemër të shqiptarit Ilir Berisha më 15 shtatorin e vitit 2017 e arrestimin në kufirin italian me Francën të autorit të këtij krimi, shqiptarit Emiliano Biqmeti 34 vjec.

25 vajzat që shfrytëzoheshin për protitucion rrëmbeheshin në vendet e tyre të origjinës si në Shqipëri, Moldavi, Rumani, Hungari. Janë të moshës 20-25 vjece por mes tyre ka dhe një vajzë minorene.

Sipas investiguesve italianë skema kriminale e këtij grupi nuk ishte piramidale por horizontale. Çdo anëtar i tij zotërinte një zonë të caktuar dhe një vajzë duke nzjerrë fitime që shkonin nga 6-12 mijë euro në muaj.

Ky grup kriminal fitonte duke dhënë me qera dhe vëndet e punës në rrugë të vajzave që punonin si prostituta. Fitimi për secilin prej anëtarëve të bandës mund të arrinte dhe në 900 euro në natë.

Gjatë hetimeve të operacionit të shkatërrimit të këtij grupi u sekuestruan dhe 38 kg marijuanë fshehur në një kamion në Brianza, një pistoletë e tipti 7.65 e 25 mijë euro cash.

Artikulli paraprakSHTATË DYNYM VRESHTA DIGJEN QËLLIMISHT
Artikulli tjetërE MITURA U PAGUANTE 10 EURO SHANTAZHUESVE, QË TË MOS TREGONIN LIDHJEN E SAJ