Teksa shumë njerëz së bashku me familjarëet e Mateos ndodhen në protestë janë mësuar disa detaje rreth qëndrimit në burgun e Vlorës të Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut.
Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e këtij burgu, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë. 38-vjeçarin nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat rroba që ka pasur që prej ditës që u arrestua.
Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.