Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja sa I takon dinamikës së ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës. Autori dyshohet se I ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm, i cili ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn.
Sapo ka ardhur 33-vjeçari, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba drejt automjetit të tij. Ka qenë një banor i zonës, ai i cili më pas ka konstatuar viktimën dhe ka lajmëruar Policinë.
Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një fare distance. Zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, pasi vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore, në të cilën nuk gjenden banesa dhe as biznese.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore që po hetohet nga autoritetet është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet Facebook-ut nga një profil me emrin e nje femre.
Me një Facebook fals ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra. Nga telefoni i viktimës ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt. Në bisedat në Facebook dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.
Sipas burimeve nga policia vendi është zgjedhur qëllimisht pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat.