Detaje te reja jane zbuluar pas vrasjes se dyfishte ne Shkoder te vellezerve Bilali.

Nje prej viktimave Astrit Bilali ne momentin kur eshte qelluar me arme nga autoret ai ka nxjerre nje pistolete qe e mbante me vete.

Pasi eshte plagosur fillimisht Astrit Bilali ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar disa here por e ka patur te pamundur qe te shenjestroje autoret pasi ai ishte plagosur por ka shtene ne menyre instiktive.

Po ashtu tek mjeti i djegur pas vrasjes se dyfishte policia ka gjetur armen kallashnikov me te cilen dyshohet se eshte kryer vrasja e vellezerve Bilali.

Nga ana tjeter policia vendore e Shkodres ka shoqeruar te pakten 30 persona per ngjarjen e nje dite me pare. Jane marre ne pyetje por asnje prej deshmive nuk eshte e vlefshme per te çuar tek zbulimi i autoreve.

Ministri i brenshem Sander Lleshaj qe ishte ne Shkoder ka kerkuar me ngulm qe policia te zbuloje kete vrasje te dyfishte ne takimin per 4 ore me radhe si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale te ndodhura ne Shkoder.

Policia vendore e Shkodres dyshohet se ka sekuestruar kamerat e sigurise ne zona afer vendit te vrasjes por sipas burimeve kamerat e sigurise nuk kane funksionuar duke bere qe te jete e regjustruar levizja e autoreve me mjetin tip Benz.

Artikulli paraprakVrasja e dyfishtë në Shkodër, shkarkohet drejtori i policisë vendore
Artikulli tjetërVRASJET, ARQIPESHKËVI MASSAFRA: MOS I BËNI KEQ TË TJERËVE