Derisa po i afrohemi lancimit zyrtar të Samsung Galaxy S7 në MWC 2016, detaje të reja janë duke u publikuar online për telefonin kryesor të kompanisë jugkoreane këtë vit. Në një postim në rrjetin më të madh social në Kinë, Weibo me krahasimin në AnTuTu thuhet se Galaxy S7 do të jetë i koduar si SM-G930F. Në këtë postim kanë rrjedhur detaje të reja të cilat thuhet se janë zyrtare dhe përfshijnë ekranin me 5.1-inç në 1440 x 2560 piksel, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme si dhe Android 6.0.1 Marshmallow.

Sipas AnTuTu thuhet se Samsung do ta mbështesë telefonin e saj në procesorin e kompanisë, Exynos 8890. Sipas burimeve të njëjta thuhet se Galaxy S7 mund të sjell kamerën kryesore me vetëm 12MP, që do të ishte një karakteristikë më e keqe sesa Galaxy S6 e cila ka kamerën e pasme me 16MP

Artikulli paraprakFunny Horoscope – 16.1.2016
Artikulli tjetërSHKARKIMI I PUNONJËSVE TË QËNDRËS SË ZHVILLIMIT, TOTOZANI LETËR TË HAPUR KLOSIT