Mbetet ende nje enigme, vdekja e efektivit te policise se Shkodres i cili u gjet i vdekur ne ujerat e Lumit Kir.

52 vjecari, babi i 7 femijeve po shkonte ne pune, kur eshte gjetur me pas i vdekur prane Zallit te Kirit ne Shkoder, edhe pse eshte ende e dyshimte se cfare kerkonte 52 vjecari ne kete zone.

Burime prane policise se Shkodres, bejne me dije se dyshimet e para, lidhen me nje vdekje natyrare te efektivit te policise, Dede Shkalla.

Sipas analizave dhe ekspertizes mjeko ligjore te bere pas vdekjes se 52 vjecarit, raportohet se shkak i vdekjes eshte bere ataku kardiak.

Sipas deshmive edhe te familjareve te viktimes, Shkalla prej disa kohesh vuante prej problemeve shendetesore, por grupi i ekspertizes nje kampion te gjakut te 52 vjecarit e kane derguar ne laboratorin kriminalisitik ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit per hetime te metejshme.

52 vjecari Dede Shkalla, humbi jeten nje dite me pare rreth ores 14:00, nderkohe qe ende nuk ka te dhena zyrtare per ngjarjen.

 

Artikulli paraprakGURAKUQI KOMENTON DORËHEQJEN E TAHIRIT
Artikulli tjetërMË NË FUND, KA LAJME TË MIRA PËR THETHIN