Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e prokurorisë së Lezhës në lidhje me vënien nën akuzë të zyrtareve të Inspektoritit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin dhe ish drejtorit te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini. Në kuader të këtij proçedimi, 13 subjekte qe marrin inerte ne lumin Mat janë venë nen sekuestro preventive, pasi kane rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektoreve qe nuk kane kryer kontrollin. Ne rastin e ndertimeve ne Patok, kjo ka ardhur me indicie, pasi ishte derguar ne gjykate nje i moshuar qe po bente shtese dhe ne seancen gjyqesore ka deklaruar se nderhyrja e tij ishte mjaft e vogel krahasuar me ate qe po ndodhte ne zone.
Per kete arsye prokuroria nisi hetimet qe kane zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e per pasoje nje subjekt lokal ka kaluar ne sekuestro preventive dhe vijojne hetimet. Ky objekt po ndertohet ne rrugen kryesore te Patokut dhe e ben krejt te ekspozueshem per inspektoret qe duhet te kishin nderhyre. Ky fakt ka bere qe te nisin hetimet ndaj zyrtareve te IVMT dhe IKMT per shperdorim detyre pasi nuk kane kryer kontrollin ne territor ashtu sic eshte edhe veprimtaria e tyre dhe aq me teper qe behet fjale per nje zone te mbrojtur.