Detaje te reja zbardhen nga ngjarja e rende me kater te vdekur dhe dy te plagosur. Policia e Shtetit ka shpallur ne kerkim edhe dy shtetas te tjere si te perfshire ne ngjarjen e rende te cilet dyshohen se ishin bashke me vellezerit Ferracaku. Nderkohe jane rreth 20 persona te shoqeruar deri me tani si shtetas qe mund te kene dijeni te metejshme rreth konfliktit qe çoi ne perplasjen me armes mes vellezerve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mesohet se ne kete ngjarje mund te jene perdorur deri ne 6 arme. Vellezerit Ferracaku kane patur secili nga nje pistolete sipas dyshimeve dhe dy personat ne kerkim dyshohen se kane qene te armatosur. Nga ana tjeter edhe vellezerit Gocaj kane patur njeri pistolete dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetem nje pistolete deri me tani dhe disa prej gezhojave qe jane nga disa arme te ndryshme. Te vrare mbeten Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli 17 vjeç ndersa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vellai i viktimes Kujtim Ferracaku. Nderkohe mbeten te vrare edhe vellezerit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç i cili nje dite me pare kishte nisur punen si kamarier ne plazhin e Velipojes.

Artikulli paraprakVRASJA NË VELIPOJË, META: POLICIA E SHTETIT TË MBIKËQYRË TERRITORIN E VENDIT! RENDI DHE SIGURIA JANË DËMTUAR SERIOZISHT, DUHEN MASA TË REJA
Artikulli tjetër4 TË VDEKUR NË VELIPOJË, KREU I KMSH: NUK KA MOTIV QË TË MUND TË JUSTIFIKOJË MARRJEN E JETËS SË TJETRIT KEMI NEVOJË PËR MË SHUMË MATURI DHE DASHURI!