Grabitja ka ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. Paratë sapo kishin ardhur nga jashtë shtetit.
Katër persona dyshohet të jenë grabitësit, ndërsa mësohet se ata kanë qenë me një furgon me mbishkrimin Hetimi Tatimor, dhe ky mendohet të ketë qenë kamuflimi i tyre përmes të cilit kanë mundur të futen lehtësisht deri në pistën e aeroportit.
Aty kanë marrë paratë teksa do të kalonin në makinën e blinduar për transportin e tyre, e cila është e firmës “Nazeri”.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në pjesën e jashtme të aeroportit.Gjatë grabitjes ka pasur të shtëna, është vrarë një nga grabitësit.3 grabitësit e tjerë janë larguar me 2 milion euro.
Pas grabitjes, autorët dyshohet të jenë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërkohë që një automjet që dyshohet t’i përkasë autorëve, mendohet të jetë duke u djegur në Shkallën e Tujanit