Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

Sipas burimeve autori i dyshuar, Roland Sinani, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe në dhomën e saj të gjumit. Pas kësaj 43-vjeçari ka vrarë dhe veten në oborrin e banesës.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSTUHIA DËBORES GODET KANADANË, QINDRA MIJËRA FAMILJE PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërURA E ZOGUT, MIRATOHET FONDI PER ZBATIMIN E PROJEKTIT EMERGJENT PER SHPETIMIN E MONUMENTIT NGA SHEMBJA E PLOTE