Prefektura e Qarkut Shkodër organizoi një takim me 5 bashkitë për përgatitjen e hartimit të planit vendor të mbrojtjes civile, strategjinë vendore për fatkeqësitë dhe zvogëlimin e rriskut. Këto tre dokumente janë një detyrim ligjor për secilën bashki. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni tregoi se cilat janë detyrat e bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrës lidhur me emergjencat civile në rastet e fatkeqësive natyrore.
Shefi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër Pëllumb Dani tha se çdo bashki duhet të planifikojë investime për parandalimin e emergjencave sepse është një detyrim ligjor.
Pesë bashkitë e qarkut Shkodër do të kenë ndihmës e ekspërtëve të prefekturës për hartimin e tre dokumenteve për emergjencat si dhe do të duhet të ndryshojnë qasje ndaj fatkeqësive natyre duke qenë se dimri është përpara.