Avioni i Kompanise Blue Panorama i nisur nga Bergamo drejt Tiranës në orën 14:15 ka devijuar fluturimin dhe ka bërë një ulje të detyruar në Ancona rreth orës 14:30.
Arsyet e këtij ndryshimi të kursit të fluturimit ende nuk dihen, por për kompaninë në fjalë nuk është hera e parë që has në probleme të ngjashme.
Në Ancona avioni me udhëtarë ka qëndruar për rreth 1 orë e 30 minuta.
Pas uljes së detyruar avioni në fajlë është rinisur nga Ancona drejt Rinasit në orën 16:00 dhe ka mbërritur rreth orës 17:00.