“Rruga “Qëndresa e 1920” që po rikonstruktohet nuk po bëhet me parametrat e duhura dhe është një rrezik për aksidente”. Ky është pretendimi që kanë banorët e asaj zone për atë aks që po rikonstruktohet nga bashkia Shkodër dhe që ndodhet vetëm pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Dy rrethimi muresh sipas banorëve ngushtojnë rrugën.

Kjo shtyllë e tensionit që shpërndan energjinë është brenda murit rrethues çka tregon se më përpara aty ka qenë rrugë kalimi. Në fillim ky aks është i gjërë ashtu siç duhet ndërsa në fund si shkak i mureve është ngushtuar duke devijuar rrugën. Banorët kërkojnë të respektohen parametrat.Siç shprehen banorët e asaj zone në rast se nuk lirohet ai vend për të zgjeruar rrugën atëherë do të bllokohen punimet dhe se do të ketë protesta.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI PREAZANTON ADMINISTRATORIN E DAJÇIT
Artikulli tjetërPËRFAQËSUES TË RAJONIT NË LANDFILLIN E BUSHATIT