Ndërkohë që ligjvënësit në SHBA po kërkojnë me këmbëngulje që Tëitter dhe Facebook të kontrollojnë më mirë platformat e tyre për të mos lejuar manipulimet ruse, votuesit amerikanë mbeten të ekspozuar ndaj mesazheve përçarëse dhe dezinformuese që vijnë nga Rusia tani para zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

 

“Të gjithë ne, të majtë dhe të djathtë mund të mashtrohemi mjaft lehtë nga dezinformimet”, thotë Claire Ëardle, drejtoreshë e “First Draft Neës”, një projekt në Universitetin e Harvardit për të luftuar lajmet e rreme në internet dhe në mediat sociale.
“Ka shumë njerëz që përpiqen të përhapin informacione të rreme.

 

Ne të gjithë duhet të jemi shumë më skeptikë për informacionin që konsumojmë. Duhet të jemi të vetëdijshëm, veçanërisht nëse përmbajtja e këtij informacioni na bën të kemi një reagim emocional”, thotë Wardle.

Muajin e kaluar, Facebook mbylli 32 llogari të rreme që postonin mesazhe polarizuese mbi racën, gjininë dhe fashizmin. Në vitin 2016, llogaritë e rreme ruse përmbytën platforma të tilla si Facebook, Tëitter dhe të tjera me përmbajtje të ngjashme, duke arritur në llogaritë e miliona amerikanëve.

 

Një llogari në Tëitter e lidhur me Rusinë, tashmë e çaktivizuar, postonte këto fjalë: “Amerika e bardhë bën krimin, Amerika e zezë vuan burgun.”

 

Një tjetër postonte: “Shoferi mysliman hedh të gjithë pasagjerët jashtë autobusit, në mënyrë që të ketë hapësirë dhe kohë për t’u lutur”.

“Si njerëz që jemi, ne reagojmë ndaj frikës,” thotë Ëardle. “Shumë dezinformata e bëjnë efektin për shkak të frikës, si reagim ndaj njerëzve të tjerë nga të cilët duhet të kesh frikë dhe, nga kjo, njeriu përpiqet të mbrojë veten, familjen dhe komunitetin”.

 

Javën e kaluar, hulumtuesit e medias sociale i thanë Komisionit të Senatit për Zbulimin se përpjekjet ruse për të polarizuar amerikanët mbeten po aq të dëmshme sa edhe më parë.

Artikulli paraprakATLETJA LUIZA GEGA RENDITET E KATËRTA NË EUROPIAN
Artikulli tjetërVAU DEJËS, SHËLQETI PAJISET ME KONTENIER