Dha 16 leje abuzive, Apeli dënon me 4 muaj burg ish-kryekomunarin

Gjykata e Apelit në Durrës e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burg ish-kryetarin e Komunës Rrashbull Hysen Gashin, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm ish-kryekomunarin. Hysen Gashi u arrestua në korrik të 2014, ku në bashkëpunim me 6 persona të tjërë u akuzuan për dhënien e lejeve abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës. Për Gashin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet burgim . Së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.

Artikulli paraprakSHEMBET PALLATI, DYSHOHET PËR 8 PERSONA TË BLLOKUAR
Artikulli tjetërTENTUAN TË VIDHNIN GAZSJELLËSIN, ARRESTOHET ROJA DHE BASHKËPUNËTORI I TIJ