Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Gegë Tefaj, 53 vjeç pasi dyshohet se ka dhënë një dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e shtetasit Prekë Tonaj, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt të vitit 2022. Policia në njoftimin e saj bën të ditur se 53 vjeçari ka dhënë një deklaratë të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij në shkurtin e vitit të kaluar. Sipas policisë shtetasi Gegë Tefaj u ka pas kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në këtë mënyrë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në polici, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga 53 vjeçarin Gegë Tefaj, banues në fshatin Grudë e Re.

Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11 korrik 2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit Prekë Tonaj, 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt të vitit të kaluar, në lokalin e 53-vjeçarit. Shtetasi Gegë Tefaj është i dyshuar për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit”. Sipas burimeve policore pronari i lokalit ku ndodhi vrasja ka tentuar që t’i shmanget hetimit të policisë duke mos dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur për të mos u përfshirë në konfliktin mes palëve.

Viktima Prekë Tonaj ndodhej pikërisht në lokalin e shtetasit të arrestuar për dëshmi të rreme kur një person i maskuar u fut brenda lokalit dhe qëlloi me armë automatik kallanikov duke lënë të vdekur në vend 47 vjeçarin. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe pa u bërë 24 orë u arrit të arrestohej autori i dyshuar Eduart Kësolla, 30 vjeç banues në fshatin Grudë. Kjo vrasje dyshohet se erdhi për shkak të gjakmarrjes. Më përpara janë vrarë edhe vëllezërit e 47 vjeçarit ndërsa sipas policisë dyshohet se janë edhe dy të vrarë nga fisi tjetër.

Artikulli paraprak“NUK KA VEND PËR PANIK, STUHIA E GREQISË S’NA RREZIKON”, SINOPTIKANIA: SHTATORI DO TË MBYLLET ME TEMPERATURA TË LARTA DERI NË 30 GRADË
Artikulli tjetërMEMORIALI PËR 7 MARTIRËT NË BREGU I LUMIT