SPIROPALI: DOGANAT SHQIPTARE DO T’JU MBËSHTESIN. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar ne “Hotel Colosseo” Shkodër, aktivitetin “Forum Biznesi” me komunitetin e biznesit të Rajonit të Shkodrës, ku e ftuar ka qenë edhe Elisa Spiropali, Drejtore e Përgjithshme e Doganave.
Takimi ka pasur një formë diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit në zonën e Shkodrës dhe Drejtoreshës së Doganave për të prezantuar drejtpërdrejt problematikat apo çështjet më themelore që kalon biznesi sot në dogana.Gjate ketij takimi drejtori i doganave ne Shkodër, Agron Brijaj, ka deklaruar se ky institucion po punon për të krijuar kushte sa më të mira për biznesi.Nëpërmjet këtij takimi, Dhoma Amerikane ka sjellë më pranë bizneseve, drejtues të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin e biznesit. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.