E shikon të kalojë në rrugë dhe dashurohet, kërkimi i të resë për ta gjetur. Një apel dhe kërkim intensiv për të gjetur një djalë misterioz dhe tërheqës në të njëjtën kohë, të cilin e pa në një plazh të Zelandës së Re dhe u dashurua.
Sarah Milne, nga Glasgow, Skoci, nuk kishte harruar asgjë nga pamja apo veshja e djalit që e kishte tërhequr, sa që në banderolën që mbante në duar e kishte shkruar si “biond, me kraharorin zhveshur, me pantallona të zeza me yje”. E kishte parë duke shëtitur me qenin e tij kështu që kishte shkruar në banderolë , “Je ti ai që pashë të premten e kaluar?” dhe kishte dalë me të në rrugë. Në mesazhin e saj e ftonte që të takoheshin në të njëjtin plazh, në një ditë të caktuar. Banderola e saj tërhoqi aq shumë vëmendje, sa që shumë persona u paraqitën në plazh për ta takuar. Dhe më në fund erdhi ai, William Scott Chalmers. I riu u afrua pranë admirueses së tij me një shishe shampanjë në dorë dhe e ftoi që të pinin diçka. Chalmers tregon se kishte dëgjuar nga një shok i tij për lajmërimin dhe nga përshkrimi kuptoi se bëhej fjalë për të .