Ngricat dhe i ftohti kanë bërë që gjuetarët e shoqatës “Jakup Bajri” të mos e plotësojnë kuotën e vendosur nga ministria e mjedisit për dhelprën e kuqe.

Pas mbylljes së afatit me 11 janar janë arritur që të gjuhen 12 dhelpra të kuqe nga 16 që ishte kuota. Sekretari i shoqatës Xhabir Mehmeti thotë se është bërë kërkesë që ministria ta shtyjë afatin për shkak të kushteve atmosferike që ishin.

Mehmeti i bën thirrje gjuetarëve që të mos dalin për të gjuajtur sepse nuk e kanë më këtë të drejtë duke qenë se moratorium vijon që të jetë në fuqi. E vetmja mundësi për gjuetarët që janë pjesë e shoqatës për të gjuajtur ishte dhelpra e kuqe, sezon që tashmë është mbyllur duke mos patur më të drejtë që të dalin për gjah.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET ME VDEKJE TENOR I FAMSHËM
Artikulli tjetërVERMOSHI, PRANVERA SJELL SINJALIN TELEFONIK