Familja e dy motrave Alma dhe Elda Frroku të vrara në Zvicër nga bashkëshorti kosovar i të parës, kanë çelur dyert e mortit dhe presin ngushëllime në Lezhë. Disa prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat, ndërsa të tjerët ne Lezhë jashtë kamera thonë se nuk i dinë arsyet e krimit tronditës.

Pasi kanë mësuar ngjarjen e kobshme, familjarë të dy motrave Alma dhe Elda Frroku nga Lezha që u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat. Ndërsa në banesën në lagjen “Xhenio” në Lezhë kanë hapur dyert e mortit sipas zakonit dhe presin e përcjellin miq për ngushëllime. Ata nuk pranojnë të flasin për ngjarjen para kamerave, ndërsa theksojnë se presin që drejtësia zviceriane të zbardhë këtë ngjarje tragjike. Për familjaret e motrave 31 dhe 38 vjeçe, shkaqet e krimit të dyfishtë mbeten të panjohur, siç pohon edhe një prej fqinjëve që i njeh prej vitesh. Ngjarja e rëndë ndodhi në Zvicër, ku dy motrat Alma B 38 vjeçe dhe Elda Frroku 31 vjeçe u gjetën të vdekura në apartament. Ka qenë burri i Almës, një kosovar me iniciale R.B, 54 vjeç, ai që është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së tyre. Ai dyshohet të ketë goditur për vdekje gruan e tij Alma dhe motrën e saj.

Autopsia ka zbuluar se Alma ka ndërruar jetë nga një goditje e vetme, ndërsa motra e saj nga tre plagë të marra në pjesën e gjoksit. Policia ka siguruar edhe thikën e krimit në vendin e ngjarjes. 54 vjeçari është i njohur edhe më parë për dhunë në familje, pasi në janar të vitit të shkuar, gruaja e tij ka bërë një denoncim. Pas dy ditësh në paraburgim në atë kohë, burrit iu ndalua dy javë që t’i afrohej apartamentit, ndërsa mbylli rastin në shtator 2017. Gazeta zvicerane “Blic” shkruan se Alma ka bashkëjetuar për 18 vite me burrin që i mori jetën, ka thënë Kreshnik G., kunati i saj, 37 vjeçar. Në pjesën më të madhe të kohës, ata kanë jetuar në Zvicrën gjermanishtfolëse. Ata kanë tre fëmijë, dy vajza (16 dhe 7 vjeç) dhe një djalë (14-vjeç).

Artikulli paraprakSHORTI I KPK, JA EMRAT E PROKURORËVE QË DO KALOJNË VETTINGUN
Artikulli tjetërI VURI EKSPLOZIV DYQANIT TË MISHIT NË NËNTOR PRANGOSET 52 VJEÇARI