Një 60-vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë, ka humbur jetën sot gjatë kohës që po transportohej për në spital për shkak të një infarkti.

I burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë me mjekim të detyruar në burgun për persona me aftësi të kufizuara kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ditën e djeshme është ai ndjerë keq për shkak të dhimbjeve në gjoks. Pavarësisht se është transportuar në drejtim të spitalit ditën e sotme, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës.

Shkak për vdekjen dyshohet një infarkt në zemër.

Artikulli paraprakXHIRONTE MERCEDESIN NË SHESHIN “NËN TEREZA” ,POLICIA E NDESHKON
Artikulli tjetërQË NGA 1 JANARI, NË KALIFORNI ËSHTË LEGALIZUAR KANABISI