10 piktorë shkodranë ekspozojnë “Legjendat e Qytetit” në Strasburg .Ekspozita përmban vepra nga artistë të njohur dhe të rinj.

Mbrëmjen e së martës 10 piktorë shkodranë do të prezantojnë veprat e tyre në ekspozitën “Legjendat e Qytetit”, e cila do të çelet në Strasburg. Ekspozita përmban vepra nga artistë të njohur dhe emra piktorësh të rinj me origjinë nga Shkodra, si Kol Idromeno, Danish Jukni, Sytki Brahimaj, Edi Hila, Artan Draçini, Merita Selimi, Gjon Kraja, Sidi Kanani, Eros Dibra dhe Pjerin Kolnikaj. Punimet e kësaj ekspozite janë pjesë e koleksionit privat të Galerisë KALO. Veprat do të ekspozohen për një muaj në sallën e ekspozimit të Këshillit të Europës.

Artikulli paraprakHAP DERËN E KISHËS, MË PAS HUMB JETEN
Artikulli tjetërKONSULLI RUS NË ATHINË GJENDET I VDEKUR NË APARTAMENT